Transmetuar më 26-07-2020, 15:54

Të dhëna shqetësuese janë raportuar në Kosovë, mbi koronavirusin në 24 orët e fundit.

Tetë pacientë nuk e kanë fituar betejën me infeksionin, duke e çuar në 177 numrin e viktimave që prej fillimit të pandemisë.

Ndërkaq janë infektuar 220 persona në të gjithë vendin, dhe në total janë prekur 7 mijë e 137 persona.

Sërish Prishtina është vatra e nxehtë e Kosovës me 81 raste, ndjekur nga Peja me 23 raste, Ferizaj me 13, Podujeva me 12 apo Fushë Kosova me 10.

Por gjithsesi edhe numri i pacientëve që kanë fituar luftën me COVID-19 është i lartë, 121 të tillë në 24 orët e fundit. /k.k/noa.al/