Transmetuar më 25-07-2020, 23:03

Elseid Hysaj ka shënuar golin e parë me fanellën e Napolit, i cili është gjithashtu edhe goli i parë në Serinë A, për futbollistin e Kombëtares.

Në minutën e 8-të, shkodrani i befasoi të gjithë, teksa me një gjuajtje fantastike në hyrje të zonës, e dërgoi topin në cepin e portës së Sasuolos, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij.

Një gol të cilin Hysaj e ka pritur gjatë. Kujtojmë që shqiptari është pjesë e skuadrës së kaltër nga sezoni 2015-2016, teksa më herët u aktivizua një sezon edhe me skuadrën e Empolit në elitën e futbollit italian.