Transmetuar më 25-07-2020, 18:37

Një bombul gazi ka shpërthyer brenda një banese në Tiranë, duke dëmtuar një të moshuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:40, të pasdites së sotme.,

Në rrugën “Nikoll Keta”, në banesën e shtetasit Z.K., 80 vjeç, policia tha se ka plasur një bombël e vogël gazi dhe për pasojë është dëmtuar në këmbë shtetasi Z.K.

I lënduari u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën .

​Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd