COVID/ Lajmi i mirë i 24 orëve të fundit: bie numri i të infektuarve dhe i shtrimeve në spital
Transmetuar më 25-07-2020, 16:42

Të dhënat e Ministria e Shëndetësisë flasin për ulje të numrit te pacienteve të shtruar në spitale, gjatë 24 orëve të fundit, ashtu si dhe ulje të rasteve të numrit të infektuarve, ndonëse janë gjashtë persona kanë humbur jetën.

Sipas Ministrisë “aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 9 prej pacientëve janë të intubuar”.

Fatkeqësisht 6 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Shefqet Ndroqi dhe në spitalin Infektiv:

Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID1 një 43 vjeçare dhe një 79 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçar nga Kruja, të tre të intubuar prej disa ditësh, me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 62 vjeçar nga Pogradeci me sëmundje bashkëshoqëruese, një 56 vjeçar nga Kukës, dhe një 69 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 9 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 304 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, 8 në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Sarandë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2637, që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (25 Korrik 2020)

Testime totale                   38179

Raste pozitive                     4637

Raste të shëruara             2637

Raste Aktive                        1866

Humbje jete                       134 (Qarku Tiranë 70, Shkodër 20, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 4, Korçë 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1,)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   992

Durrës                  213

Shkodër               195

Vlorë                     97

Lezhë                    83

Korçë                    65

Fier                        58

Elbasan                 51

Kukës                    42

Berat                     31

Dibër                     20

Gjirokastër         19

/NOA.al

Loading...