Transmetuar më 25-07-2020, 16:23

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, gjashtë persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit sipas të dhënave zyrtare rezultuan pozitiv 64 persona, nga 304 testime të kryera.

Fatkeqësisht 6 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Shefqet Ndroqi dhe në spitalin Infektiv COVID 1:

Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID1 një 43 vjeçare dhe një 79 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçar nga Kruja, të tre të intubuar prej disa ditësh, me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 62 vjeçar nga Pogradeci me sëmundje bashkëshoqëruese, një 56 vjeçar nga Kukës, dhe një 69 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera.

Në dy spitalet COVID po trajtohen 115 pacientë, 21 prej të cilëve në terapi intensive.

Ka shkuar në 134 numri total i viktimave, si pasojë e koronavirusit.

Ditën e djeshme rezultuan pozitiv 104 persona, nga 564 qytetarë që u testuan.

Pesë persona nuk e fituan dot betejën në dy spitalet COVID ku ishin shtruar gjatë ditës së djeshme.

COVID-19 – Statistika (25 Korrik 2020)

Testime totale                   38179

Raste pozitive                     4637

Raste të shëruara             2637

Raste Aktive                        1866

/NOA.al