Transmetuar më 25-07-2020, 14:59

Një bilanc i rëndë vjen nga Maqedonia e Veriut, ku në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 9 persona.

Viktimat janë tre nga Shkupi, dy nga Kumanova, nga një në Strugë dhe Shtip dhe dy nga Gostivari.

Në shifrat zyrtare të publikuara këtë të shtunë, u raportua se nga 1.542 testime të kryera kanë rezultuar 137 raste të reja infektimesh.

Rastet e fundit janë shënuar 60 në Shkup, 13 në Kumanovë, Dibër 5, Shtip 16, Prilep 3, Tetovë 7, Strugë 1, Veles 3, Manastir 5, Ohër 1, Gostivar 11, Koçan, Probishtip, Demir Hisar dhe Vinicë nga 1 rast, Sveti Nikole 3 dhe Kërçovë 5.

Ndërkohë sipas Institutit të Shëndet Publik në orët e fundit janë shëruar 103 persona.

Qysh nga nisja e pandemisë së Covid-19, në Maqedoninë e Veriut kanë gjetur vdekjen 460 persona, janë infektuar 9.934 dhe rastet aktive janë 4.117. /a.y/noa.al