Transmetuar më 25-07-2020, 13:57

Infektohet me koronavirus, kryebashkiaku socialist i Mirditës, Ndrec Deda.

Bëhet me dije se ai është karantinuar në shtëpi, prej një jave.

Ky fakt është bërë me dije nga gazetari Saimir Kola, i cili i uron shërim të shpejtë.

“I uroj shërim të shpejte kryetarit të Bashkisë Mirdite, Ndrec Deda, i cili prej më shumë se një jave ndodhet i karantinuar në shtëpi për shkak se ka rezultuar pozitiv me COVID-19”, shkruan gazetari Kola.

Lidhur me rastin në fjalë ka reaguar ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, i cili i uron të shkuara zotit Ndreca.

Ndërkohë më tej ngre shqetësimin se, “Por nëse ka një javë, mendoj që nuk mjafton ose është vone ky njoftim.  Së paku duhej që DSHP Lezhë të izolonte Bashkinë. Pastaj përse duhet publikuar emri? A i di ndokush te infektuarit e tjerë në tërë Shqipërinë?!!” /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd