
Ambasadorja franceze në Tiranë, Christine Vasac flet lidhur me situatën politike, teksa po diskutohen ndryshimet kushtetuese dhe hapjen e listave zgjedhore.
Duke folur sot nga Pogradeci, Vasac deklaroi se ka një projekt të ndryshimit të Kushtetutës shqiptare.
Ambasadorja tha se, Kryeministri është shprehur në mënyrë publike dhe në Parlament në lidhje me këtë dhe se ka edhe një qëndrim të Presidentit të vendit, i cili mblodhi të gjithë ambasadorëve të BE dhe të Mbretërisë së Bashkuar dje.
“Iu përket shqiptareve dhe vetëm atyre që ta trajtojnë këtë çështje. Ka një kalendar i cili është vendosur dhe në qoftë se do të respektohet ose jo kalendari këtë do ta tregojë koha. Por do të duhet një bashkëpunim i pozitës dhe opozitës në mënyrë që ne të marrim një rezultat”, u shpreh Vasac.
Lidhur me procesin e integrimit shtoi se qëllimi kryesor është që të konkretizohet situata, në mënyrë që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.
“Është gabim të themi pa pushim që po shtohen kushtet për Shqipërinë. Unë ju sugjeroj që të lexoni konkluzionet e 25 marsit dhe konkluzionet e mëparshme”, deklaroi ndër të tjera. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





