Transmetuar më 25-07-2020, 08:59

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur Klea Huta, më 4 qershor u bë nënë për herë të parë, nga martesa me kompozitorin Elgit Doda.

Çifti vendosi që ta quajë vogëlushin Krid, një emër jo shumë i dëgjuar.

Së fundmi lidhur me emrin e të voglit, Klea iu është përgjigjur ndjekësve në Instastory, se pse e ka zgjedhur këtë emër.

“Që më çoi zemrën peshë kur e dëgjova dhe ja vura birit tim! Sepse thjesht u dashurova! Kaq”, ka shkruar moderatorja, duke zbuluar kështu si e përzgjodhi emrin. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd