Transmetuar më 24-07-2020, 20:56

Sekretari i përgjithshëm i komunitetit grek që ndodhet në jug të Shqipërisë, Dimitris Koutsoumbas, ka zhvilluar sot një takim me Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Takimi lidhet me rikthimin e pensionit për vorioepiriotët, pasi Greqia i hoqi ato, si një ndër masat e shkurtimeve pas krizës së vitit 2008. Ndonëse ata kishin punuar në vendin tonë dhe ishin shtetas shqiptarë, komuniteti grek në Shqipëri, përfitoi pensione përmes disa politkave që u konsideruan me prapavijë politike për helenizimin e jugut të Shqipërisë.

Kreu i tyre, siç kishte premtuar në një takim të fundit me komitetin e pensionistëve të Vorio-Epirit, ngriti sërish çështjen e pensioneve gjatë takimit me Kyriakos Mitsotakis.

Koutsoubas për çështjet e diskutuara në takim tha se nuk mori një konfirmim, për rikthimin e tyre.

"Pyetja e dytë që i bëra, pas takimit që pata dje me Komitetin e Pensionistëve të Vorio-Epirit, të mërgimtarëve nga Shqipëria, ishte angazhimi i tij parazgjedhor për shfuqizimin e ligjit që do të rikthente pensionet," tha Koutsoumbas.

Më tej Katrougalos u shpreh se qeveria duhet t’i marrë seriozisht pretendimet e grekëve që banojnë në jug të vendit tonë.  Ai u auajti pengesa për marrjen e ‘pensionit kombëtar’, për të cilët shtoi se "mërgimtarët nga Shqipëria kanë të drejtë, ndërsa në të njëjtën kohë qeveria nuk ka zbatuar ligjin – pasi është votuar nga qeveria e mëparshme – dhe parashikon që të moshuarit e mërguar nga Shqipëria të marrin një asistencë”.