Transmetuar më 24-07-2020, 18:32

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një komunikim me gazetarët deklaroi se me miratimin e ligjit për disa ndryshime në statusin e Gjyqtarëve dhe prokurorëve, ky ligj i heq të drejta dhe kompetenca presidentit.

Prandaj ai e cilësoi atë në  vendim tinzar dhe një-partiak nga ana e Kuvendit.

“Dje Kuvendi miratoi dekretin e presidentit për kthimin për rishqyrtim, për gjykatën Kushtetuese. Ky është ai drejtët që pata kënaqësi që ta nënshkruaja, para manifestimit në bulevardin Dëshmorët e Kombit në 2 mars", tha Meta.

Sipas Presidentit, "pranimi i këtij dekreti, provon qartë se maxhoranca u detyrua që të pranoi fuqinë e popullit. Përshëndes Komisionin e Venecias, se me raportin e saj i dha të drejtë presidentit. Betimi i gjyqtarit kushtetues do të duhet të bëhet para Presidentit të Republikës. Veprimi për të ndryshuar procedurës, ishte antikushtetuese".

"Në të njëjtën ditë, ku vëmendja ishte e përqendruar tek një çështje zhurmëmadhe," shtoi më tej kreu i shtetit, "Kuvendi u soll krejt ndryshe me ligjin tjetër, për disa shtesa për statusin e Gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kuvendi dje preku në mënyrë të pabesë ligjet e Reformës në Drejtësi. Kuvendi i hoq të drejtën Presidentit për tu betuar tek President dhe anëtarëve të SPAK. Kuvendi një partiak i ndau dje gjyqtarët e Gjykatës së Lartë në tre kategori. Me këtë ligj është cënuar integriteti i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Po kështu Parlamenti një partiak ka ndarë në dy pjesë dhe anëtarët e SPAK".

"Gjykata e Lartë është kompetente për zgjedhjen e Gjykatës Kushtetuese. Si ngritja e gjykatës së lartë, dhe asaj Kushtetuese, janë dy nga kushtet e BE dhe Bundestagut”, u shpeh ndër të tjera Presidenti Meta.

/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd