Transmetuar më 24-07-2020, 16:45

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka adresuar një mesazh të fortë për ata që duan që drejtësia të mos vijë kurrë.

Juri Kim flet për disa të cilët e kanë ëndërr që Byroja Kombëtare e Hetimit të mos themelohet.

Por, thotë znj. Kim, kjo ëndërr e tyre nuk do të bëhet kurrë realitet.

“Duket sikur disa po ëndërrojnë që BKH nuk do të themelohet kurrë, ata shpresojnë se drejtësia nuk do të vijë kurrë. Na vjen keq që ju zgjoi nga dremitja juaj, por ëndrra juaj nuk do të bëhet realitet.

Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por është e nevojshme dhe ne duhet të ecim përpara”, ka shkruar ambasadorja në Tuiter. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd