Transmetuar më 24-07-2020, 15:48

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka njoftuar sot se ka rihapur zyrën e vizave dhe pasaportave.

Puna pritet të rinisë ditën e hënë, në kushte normale.

“Zyra e Vizave dhe Pasaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë rifillon punën normalisht ditën e hënë, më 27.07.2020.

Takimet e konfirmuara mund të mbahen. Aplikuesve, të cilët kanë pasur takim në periudhën kohore 20.07.2020 deri më 24.07.2020 do t’u konfirmohet një takim i ri", thuhet në njoftim.

Kjo zyrë u mbyll katër ditë më parë si pjesë e masave kundër përhapjes së koronavirusit. /k.k/noa.al/