Transmetuar më 24-07-2020, 14:20




Legjenda e boksit, Mike Tyson, 15 vite pas tërheqjes do të rikthehet në ring.
Ish-kampiioni i botës në peshat e rënda, rikthehet aty ku pati kulmin e suksesit të tij në moshën 54-vjeçare.
Mësohet se ai do të ndeshet për tetë raunde me Roy Jones, ndeshje e cila është përcaktuar që të mbahet më 12 shtator.
Ndeshja e shumëpritur flitet se do të mbahet në California, SHBA.
Kujtojmë se Tyson është tërhequr nga ringu qysh prej vitit 2105 dhe ky rikthim i tij, pritet me shumë entuziazëm. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





