Transmetuar më 24-07-2020, 10:36

Një pacient në moshë fare të re ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në spitalin Infektiv ku ishte i shtruar.

Bëhet fjalë për një 27-vjeçar nga Kavaja, i cili ishte shtruar prej disa ditësh në spital.

Mësohet se viktima vuante edhe nga talasemia, çka ka bërë që infeksioni nga Covid-19 të rezultojë fatal.

Ministria e Shëndetësisë në një komunikatë që lëshoi tha se, referuar shërbimit infektiv, i riu 27 vjeçar nga Kavaja, ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral. 27 vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut. Sipas MSH, edhe pse doli pozitiv, i ndjeri ishte asimptomatik për COVID19.

Po në orët e fundit gjeti vdekjen edhe një farmaciste 43-vjeçare nga Kruja.

Me dy viktimat e fundit shkon në 125 numri i viktimave, qysh nga nisja e pandemisë.

Aktualisht të shtruar në spital ndodhen 22 pacientë në gjendje kritike, mes tyre 12 të intubuar. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd