Transmetuar më 24-07-2020, 09:30

Një muaj e gjysmë më parë, moderatorja e njohur Jonida Vokshi u bë nënë për herë të parë.

Më 18 qershor Jonida mori në duar vogëlushen Emi, duke e plotësuar dhe veshur gjithë ngjyra jetën e saj.

Mirëpo pas rikthimit brenda pak ditësh në formë perfekte trupore, Jonida ka ndryshuar edhe pamjen në mënyrë drastike pas lindjes.

Nga brune klasike, e njëjtë prej vitesh, Jonida i ka çelur flokët me fije, duke marrë një pamje krejt tjetër.

Duket se martesa me regjisorin nga Kosova, Besnik Krapi dhe ardhja në jetë e së bijës, ka bërë që Jonida të mendojë që të mendojë për një pamje ndryshe për veten. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd