
Një tjetër paciente e shtruar tek spitali Infektiv me koronavirus, ka ndërruar jetë në orët e fundit.
Mësohet se viktima është një farmaciste 43-vjeçare nga Kruja, e cila ishte shtruar prej disa ditësh.
Gruaja, me banim në Durrës dhe me farmaci në Krujë, prej afro dhjetë ditësh kishte zbuluar se ishte pozitive me Covid-19.
Përkeqësimi i gjendjes së saj, bëri që të shtrohej në spital, ku dhe ka ndërruar jetë.
Me rastin e fundit shkon në 124 numri i viktimave qysh nga nisja e pandemisë.
Si asnjëherë më parë që nga nisja e pandemisë, në spitalet Covid ndodhen 24 orët e fundit 22 të shtruar në gjendje kritike, mes të cilëve 12 të intubuar. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





