Transmetuar më 24-07-2020, 09:07

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri nëpërmjet një emaili dërguar demokratit Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasilit të LSI, ka konfirmuar pjesëmarrjen në orën 17:00 në tryezë.

Ai kërkon që në mbledhjen e pasdites ku pritet të diskutohen ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore, propozimet të dërgohen paraprakisht.

Në emailin e tij, Gjiknuri shkruan, “Ju rikujtoj se në mbledhjen pesë orëshe të datës 21 Korrik, thërritur prej nesh, ju është prezantuar nisma e opozitës parlamentare për ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, procedura e ndjekur nga Kuvendi, varianti i dakordësuar dhe miratuar nga Këshilli i Rregullores dhe Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut bashkë me relacionin përkatës”.

Sipas tij, ndonëse dokumenti ka qenë krejtësisht publik, në faqen zyrtare të Kuvendit, ashtu sikurse të gjitha seancat e zhvilluara në komisione kanë qenë të hapura e publike, meqenëse ju deklaruat se ishit në mungesë dijenie, ju dorëzua edhe zyrtarisht një kopje nga sekretaria e Këshillit Politik.

Në mbyllje thuhet se, “Në kushtet kur ju pranoni mungesën e propozimeve konkrete të cilat do duhej të ja dërgonit paraprakisht anëtarëve të Këshillit dhe duke vlerësuar gjithsesi gatishmërinë tuaj për tu takuar, ju konfirmoj pjesëmarrjen në mbledhje”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd