Transmetuar më 24-07-2020, 08:33

Kryeministri Edi Rama e nis këtë të premte me pamje nga Llogaraja, por nuk kursen thumbat për ndalimin e muzikës në lokale pas orës 20.00 të mbrëmjes, me synim frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Ai uron fundjavë të mbarë me muzikën e natyrës në bregdet.
“Me këto pamje nga Llogaraja që të kujtojnë çfarë magjish ruan ky vend, Shqipëria, me malin dhe detin aty pranë,
diellin dhe flladin, ju uroj një të premte të mbarë para një fundjave mbrëmjesh me muzikën e natyrës në bregdet”, shkruan kreu i qeverisë. /a.y/noa.al
https://www.facebook.com/noanews/posts/10163639902870198
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





