Transmetuar më 23-07-2020, 20:04

Një aksident ku u përfshinë tre makina ndodhi pasditen e sotme, duke lënë të plagosur katër persona, dy në gjendje të rëndë.
Aksidenti masiv ndodhi sot në aksin Lezhë-Shkodër.
Mësohet se në aksident janë përfshirë 3 makina.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 4 persona, ku 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.
Policia ka mbërritur ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





