Transmetuar më 23-07-2020, 17:45

Një efektiv policie ka humbur jetën sot në Tiranë.

Burimet zyrtare saktësojnë se 55-vjeçari me iniciale R.T, ishte në shërbim në një objekt të rëndësisë së veçantë, në rrugën e “Elbasanit”

Ai fillimisht është ndier keq, dhe më pas ka humbur jetën në rrethana që ende mbeten të paqarta.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd