Transmetuar më 23-07-2020, 17:09

Tetë pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sa i përket rasteve, institucionet shëndetësore raportuan për 181 raste të reja me virus.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 420 mostra të marra, nga ku rezultuan 181 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 6 mijë e 467, ndërsa 158 persona kanë humbur jetën.

Po ashtu mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 136 pacientë. /k.k/noa.al/