
18 vite burg është dënuar Admir Delaj, autori i vrasjes së Fatmir Hados, kreu i njësisë administrative Kot, në Vlorë, në vitin 2018.
Vendimi u mor sot nga Gjykata e Vlorës, e cila la në fuqi kërkesën e prokurorisë për të akuzuarin.
Sa i përket ngjarjes, ndodhi pas një konflikti të çastit midis viktimës dhe 44-vjeçarit Dlaj, banues në fshatin Gumenicë.
Mes të dyve ka pasur dhe debate të hershme për një gardh, para disa vitesh kanë pasur nje dèbat për shtyrjen e një gardhi në tokat bujqësore. Konflikt që është zgjidhur asokohe.
Teksa ishin duke konsumuar një kafe në ambientet e lokalit, mësohet se autori i ka kërkuar llogari víktimës se pse ky i fundit nuk ka këmbëngulur për ta bërë Gumenicën pjesë të 100 fshatrave. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





