Transmetuar më 23-07-2020, 16:21

Tirana nuk ka vonuar shumë me përforcimet, pas titullit të 25-të kampion që siguroi këtë javë dhe para se të nisë përgatitjet për Champions.

Albion Avdijaj është veshor zyrtarisht bardheblu!

Sulmuesi 26-vjeçar ka firmosur kontratën që e bën pjesë të Tiranës për dy vitet e ardhshme.

Futbollisti do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe pas ndeshjes së Laçit do të bashkohet me skuadrën në stërvitje.

Avdiaj, me një karrierë të pasur jashtë vendit, vjen si një vlerë e shtuar në familjen bardheblu.

Albion Avdias, sulmues, ka lindur nga prindër kosovarë më 12 Janar 1994  në Zurih të Zvicrës.

Sulmuesi shtatlartë, 1.91 m i gjatë, ka luajtur së fundmi me Viborg në Danimarkë. Më herët ai ka qenë pjesë e skuadrave të njohura Debrecen dhe Grashpoers.

/NOA.al