Transmetuar më 23-07-2020, 16:11

Deri tani janë të shtruar në spitalet e Infektivit në Tiranë 126 pacientë, 22 prej të cilëve ndodhen në terapi intensive, dhe 12 prej tyre të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë tha se janë kryer 477 teste prej nga ku janë rregjistruar 108 raste me Covid-19 në 24 orët e fundit, një shifër tjetër kjo e lartë.

Gjithashtu kanë ndërruar jetë 3 qytetarë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9 në Fier, 7 në Shkodër, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastër, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 60 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2523 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton të gjithë qytetarëve domosdoshmërinë për të zbatuar rregullat: Për vendosjen e maskës, ruajtjen e distancimit dhe higjienën vetjake dhe kolektive. Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes, të cilët ndjekin të prekurit nga virusi SARS COV2 dhe kontaktet e tyre.

COVID-19 – Statistika (23 Korrik 2020)

Testime totale 37311

Raste pozitive 4466

Raste të shëruara 2523

Raste Aktive 1820

Humbje jete 123 (Qarku Tiranë 64, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 941

Durrës 211

Shkodër 202

Vlorë 98

Lezhë 82

Korçë 64

Fier 52

Kukës 49

Elbasan 46

Berat 32

Gjirokastër 23

Dibër 20

/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd