Transmetuar më 23-07-2020, 11:41

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Krasniqi në një komunikim për mediat, ku ka konfirmuar se ka dalë pozitiv ndaj testit për Covid-19.

“Ndodhem i izoluar në shtëpi. Me shëndet jam mirë”, ka thënë ai.

I pyetur nëse është në dijeni të burimit të infeksionit, ai ka thënë se kjo nuk është e lehtë.

“Nuk përjashtohet mundësia që të jetë lidhje familjare”, ka thënë Krasniqi. /a.y/noa.al