Transmetuar më 22-07-2020, 21:54

I ati kryen vetëvrasje duke u djegur, sepse në jetë i erdhi një vajzë dhe jo djalë siç donte ai dhe familja e tij: por tragjedia shkon edhe më tej, sepse gruaja e tij vdes pas një ataku në zemër.

Historia e tmerrshme ndodhi në Indi, ku policia ka hapur edhe një dosje hetimi.

Burri duket se është nxitur nga këmbëngulja e familjes së origjinës së tij, që i kërkonin vazhdimisht të kishte një trashëgimtar mashkull. Gruaja kishte lindur një vajzë katër ditë më parë, për të cilën ishte qortuar ashpër nga vjehrra e saj në prani të burrit", raporton NOA.al.

Burrë i ri duket se vrau veten veten nga presioni, sepse priste një djalë dhe jo vajzë.

Siç raportohet nga mediat lokale indiane, tragjedia ka ndodhur gjatë fundjavës në një fshat, në zonën e njohur si Tripura Perëndimore, në lindje të Indisë. Drama e së dielës kur burri vdiq duke u djegur në zjarr, u bë publike të hënën kur policia filloi të hetojë ngjarjen pas gjestit ekstrem, duke qenë se në spital humbi jetën edhe gruaja.

"Pas grindjeve të përsëritura me gruan e tij, Pran Gobinda bëri vetëvrasje duke djegur veten të dielën," tha zëdhënësi i policisë lokale. Dyshohet se shkak i aktit ekstrem ishte këmbëngulja e familjes së origjinës që i kërkonte të kishte patjetër një trashëgimtar mashkull.

Gruaja e tij, 23-vjeçarja Supriya Das, kishte lindur një vajzë katër ditë më parë.

"Gruaja gjithashtu vdiq më vonë nga një atak në zemër, sepse ajo nuk ishte në gjendje të duronte tronditjen e vdekjes së burrit të saj në një spital të Agartala, ndërsa vjehrra vazhdimisht e qortonte për lindjen e një vajze ," shpjegoi policia e cila megjithatë, nuk ka bërë asnjë arrestim për momentin.

Sipas fqinjëve të çiftit të ndjerë, vjehrra vazhdimisht e qortonte nusen për fëmijën që kishte në bark duke thënë se "lindja e një femre është shqetësuese për një familje". Fatkeqësisht, paragjykimi ndaj vajzave mbetet një problem i madh në disa zona të varfëra dhe të prapambetura të Indisë./NOA.al