
Arben Malaj, ish-ministër socialist pas marrëveshjes së 5 qershorit, ka propozuar që liderët e partive të ulen dhe të diskutojnë që tani për zgjedhjet e vitit 2025.
Ai propozon që vendi të ketë 100 bashki, ose Ndarje Administrative dhe jo 61 sa janë tani, si dhe 100 deputetë nga 140 që ka aktualisht Kuvendi i Shqipërisë.
Por për të bërë këto ndryshime duhet kohë, kështu që Arban Malaj propozon që në këtë frymë pozitive që po kalon politika, është momenti që të kapërcehet një herë e mirë edhe kriza, pra, të mendohet për zgjedhjet e vitit 2025, si dhe për plotësimin e kushteve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Pavarësisht diskutimeve dhe debateve duket se palët janë marrë vesh, për zgjedhjet e 2021, ndaj edhe Malaj, seriozisht propozon që kriza zgjidhet duke marrë propozimet e tij me veprime konkrete që tani kapërcehet pa pritur zgjedhjet e vitit 2025.
Si zgjidhet kriza aktuale?!!
Arben Malaj jep 9 propozime dhe ftesë për shkëmbim të ideve.
"Objekti kryesor-rritja e demokracisë funksionale, reduktimi dhe eliminimi i krizave politike", shprehet ai.
"Aktualisht për vendin tonë prioriteti i prioriteteve është çelja e negociatave të BE-së që është kushtëzuar me 15 kushte dhe më kryesori, që aktualisht është mbi tavolinat e partive politike është miratimi unik dhe i pa cënuar i marrëveshjes së 5 qershorit. Kriza aktuale lehtësohet edhe nga fillimi i diskutimeve për ndryshime potenciale në kushtetutë për sistemin zgjedhor, për zgjedhjet e ardhshme 2025", shprehet Malaj.
"Dalja nga kriza mund të bëhet me dy faza: Faza e parë – Miratimi ditën e nesërme i ndryshimeve sipas marrëveshjes së 5 Qershorit 2020. Faza e dytë – Një reformim më i thellë, më i plotë dhe më i mirë studiuar për ndryshimet kushtetuese lidhur me sistemin dhe administrimin zgjedhor", shton ai dhe jep propozimet.
Hapja e debatit publik për ndryshimet e ardhshme kushtetuese dhe ligjet respektive mund të përfshijë:
Rishikimin e hartës administrative – rritjen e numrit të bashkive nga 61 në 100:
Reduktimin e numrit të deputetëve me rreth 30% nga 140 në 100:
Kalimin në sistemin parlamentar me dy dhoma – kërkon diskutim shumë të kujdesshëm:
Kalimin në sistemin zgjedhor nga ai aktual në mazhoritar me dy raunde:
Diskutimin e opsioneve për nivele të shëndetshme të demokracisë së pragut elekoral:
Kalimi me dy raunde i zgjedhjeve për kryetar bashkie:
Kalimi me zgjedhje të drejtpërdrejtë i anëtarëve të këshillave bashkiak – demokracia vendore është thelbi i qeverisjes demokratike:
Kufizimi me ligj që çdo ndryshim në sistemin zgjedhor të bëhet të paktën 2 vite përpara zgjedhjeve të ardhshme dhe çdo ndryshim në administrimin zgjedhor të bëhet 1 vit përpara zgjedhjeve:
Administrimi zgjedhor të kryhet nga individë të përzgjedhur jo nga partitë politike, por të trajnuar dhe çertifikuar për njohuritë e tyre edhe juridike për menaxhimin e proceseve elektorale përpara, gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve.
Keto propozime alternative jane personale bazuar ne pervojen dhe angazhimet publike dhe politike. Qendrimet PAA jane unike ne qendrimet e opzites se bashkuar.
/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





