
110 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar sot përmes Aeroporit të Rinasit.
Bëhet e ditur nga burimet zyrtare se ata qëndronin në Metz të Francës, pa dokumente të rregullta, dhe në ilegalitet.
Operacionet e riatdhesimit u realizuan në bashkëpunim me Frontex-in dhe Zyrën Franceze për Emigracionin.
Ndërkaq, autoritetet vedase apelonjnë të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në një nga vendet e zonës Schengen, që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t’u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ.
Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





