


Avokatja Enida Bozheku ka ironizuar lajmin për propozimin e Gjin Gjonit, si kandidaturë për deputet në qarkun e Lezhës.
Në fakt, kjo kandidaturë pas bërjes publik të lajmit është hedhur zyrtarisht poshtë nga selia qendrore e PD-së, por nuk përjashtohet fakti se emri i tij është propozuar të jetë në listë nga strukturat lokale të demokratëve lezhianë.
"Gjin Gjoni mbas 2 vitesh shtatëzani, lindi djalë o Miti! Me të dal nga marteniteti dha dorëheqjen si gjyqtar, me që kish qënë një çik me barrë! Mamia e Vettingut kish qënë e korruptuar, nuk bënte për t’a gjykuar! Erdhë, më pas pd-ja vet dhe e nxuorr deputet! Ne Lezhë, të njoh njerëzinë e t’u sjellë lirin! (Sa te jete kjo lloj PD-je, Ramen do na e lere peshqesh edhe nja 4 vite", tha në reagimin ironik Bozheku.
Ironia e avokates lidhet me faktin se kur nisi procesi Vetting Gjin Gjoni mori dy vite leje nga KLD e asaj kohe, me arsyetimin për lindjen e bashkëshortes së tij.
Gjyqtari Gjin Gjoni dha dorëheqjen dy ditë më parë, pa iu nështruar procesit Vetting.
Ai u përfol sot si kandidaturë e mundshme në listat e PD-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





