Transmetuar më 22-07-2020, 16:44

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të ullishteve në fshatin Rruzhdije të Patosit.
Zjarri po përhapet me shpejtësi, i favorizuar edhe nga era. Forca zjarrifikëse dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.
Në ndihmë të zjarrfikësve të Patosit kanë shkuar për ndihmë edhe ata të Fierit.
Pranë vatrave të zjarrit ndodhen edhe disa banesa, por deri tani nuk ka rrezik për prekjen e tyre.
Shkaqet mbeten ende mister. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





