
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale duke folur sot pasdreke për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë, tha se ajo paraqitet serioze pasi vijon të ketë raste të reja të idenfikuara nga gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik në terren si dhe qytetarë që kanë nevojë për trajtim në dy spitalet Covid.
Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 3 qytetarë: Një 57 vjeçare dhe një 80 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 62 vjeçar nga Fieri pa sëmundje të tjera.
Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar. Është hera e parë që nga nisja e pandemisë që janë kaq shumë persona në gjendje kritike për jetën.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 496 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 68 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:
34 raste në Tiranë, 10 në Krujë, 5 në Durrës, 3 në Shkodër, nga 2 raste në Dibër, Shijak, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Elbasan Kukës, Lezhë, Vlorë, Tropojë, Kamëz, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Klos.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 66 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2463 që nga fillimi i epidemisë.
COVID-19 – Statistika (22 Korrik 2020)
Testime totale 36834 Raste pozitive 4358 Raste të shëruara 2463 Raste Aktive 1775 Humbje jete 120 (Qarku Tiranë 62, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 903 Durrës 215 Shkodër 204 Vlorë 98 Lezhë 82 Korçë 64 Elbasan 48 Kukës 47 Fier 40 Berat 32 Gjirokastër 22 Dibër 20
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





