Transmetuar më 22-07-2020, 16:26

Tre persona e kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit, ku mes tyre është edhe një pacient pa sëmundje të tjera.
Mes personave që kanë ndërruar jetë është një 57-vjeçar nga Tirana, një 80-vjeçar po nga Tirana, dhe një 62-vjeçar nga Fieri, pa sëmundje të tjera shoqëruese.
Nga testimet e realizuara në Institutin e Shëndetit Publik, kanë rezultuar të prekur 68 persona, nga 496 tamponë
Në dy spitalet Covid po marrin trajtim mjekësor 124 pacientë.
Sipas ministrisë, 20 prej tyre janë në terapi intensive, dhe 7 të tjerë në intubim, në gjendje më të rënduar. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





