Transmetuar më 22-07-2020, 10:49

Një incident është shënuar paraditen e sotme në një fabrikë tek ish-Kombinati Metalurgjik në Elbasan.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se tre punonjës kanë mbetur të lënduar, dyshohet në gjendje të rëndë.

Burime nga policia i thanë Noa.al se ka ndodhur një rrjedhje gazi, çka ka çuar në lëndimin e punonjësve. Paraprakisht mohohet që të ketë pasur shpërthim.

Policia tha zyrtarisht se në një subjekt privat “Alba Gaz”, në zonën e ish-metalurgjikut, si pasojë e rrjedhjes së gazit janë dëmtuar tre punëtorë.

Të plagosurit janë Qemal Mullahu, 61 vjeç,  Osman Bendaj, 69 vjeç, dhe Eduard Bendaj, 42 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses kanë shkuar në vendngjarje të cilët kanë bërë të mundur mbylljen e gazit dhe shmangien e ndonjë shpërthimit të mundëshem.

Rrethanat e ngjarjes nuk bëhen ende me dije, ndërkohë që policia po heton për të zbuluar gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd