Transmetuar më 22-07-2020, 10:05

Kryeministri Edi Rama fton opozitën jashtëparlamentare që pasditen e sotme ti bashkohet mbledhjes së Këshillit Politik, lidhur me ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore.

Ai bën me dije se sot në orën 17:00 është propozuar nga ana e mazhorancës përmes Damian Gjiknurit mbledhja e Këshillit Politik.

“Përsëris apelin për opozitën jashtëparlamentare që të mos e bojkotojë Këshillin Politik dhe të vijojmë dialogun tripalësh së bashku me opozitën parlamentare, për reflektimet e risive kushtetuese!”, shkruan Rama.

Mbledhja e sotme vjen pasi Partia Socialiste dhe opozita parlamentare firmosën mbrëmjen e djeshme, marrëveshjen për ndryshimet kushtetuese.

Në mbledhjen e Këshillit Politik pritet diskutimi dhe gjetja e dakordësisë për hapjen e listave zgjedhore dhe përjashtimin e koalicioneve parazgjedhore. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd