Transmetuar më 22-07-2020, 08:30

Mjeku i njohur infeksionit, Tritan Kalo, bën një thirrje për të gjithë qytetarët lidhur me situatën e koronavirusit në vend.
Ai e quan domosdoshmëri përkujdesjen, teksa thotë se virusi gjallon vrullshëm mes nesh.
“Virusi SARS-COV2 sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës, ende “gjallon” vrullshëm mes nesh. Përkujdesi ndaj vetes mbetet domosdoshmëri”, shkruan mjeku i njohur.
Kujtojmë se në 24 orët e fundit në vend u shënuan katër viktima si dhe 119 raste infektimesh të reja. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





