Transmetuar më 21-07-2020, 22:22

Mjeku Pëllumb Pipero deklaron se Covid-19 nuk ka orar dhe lëviz çdo moment me ne, ndersa sipas tij, muzika, ashtu sikur dielli shëron, por problem janë të rinjtë që janë transmetues.

Deklaratën ai e bëri këtë mbrëmje i ftuar në Ora Neës.

“Virusi lëviz me ne, sa kohë lëvizim në 7 ditët e javës, virusi do të lëvizë me ne. Virusi nuk ka fasha orari. Unë besoj se ndalimi i funksionimeve të klubeve të natës dhe muzikës, nuk është qëllim në vetvete, por ka për objektiv frenimin e qarkullimin e virusin mes të rinjve që frekuentojnë lokalet e natës. Muzika njëlloj si dielli, si ajri, apo mjedisi i hapur, shëron. Problemi është se të rinjtë nuk e kanë kuptuar që janë transmetues të heshtur, pasi nuk sëmurën kur infektohen, por e transmetojnë virusin”, tha Pipero.

Mjeku shton më tej:

“Të gjitha lokalet dhe baret, si ditën ashtu edhe natën, duhet të respektojnë protokollet e sigurisë. Klubi i natës është për argëtim. Nuk mund të kërcejmë 2 metra larg njëri-tjetrit. kjo është e dobishme për të frenuar përhapjen e virusit”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd