Transmetuar më 21-07-2020, 18:51

Cristiano Ronaldo e afroi Juventusin në prag të titullit të nëntë radhazi të ligës italiane, pasi  shënoi dy herë në fitoren 2-1 ndaj Lazios për t’u bërë lojtari i parë që shënoi 50 gola në Serie A, La Liga dhe Premier League.

Juventus i dha fund tre ndeshjeve pa fitore falë pjesës së dytë kur Ronaldo me dy golat i çoi bardhezinjtë tetë pikë larg Interit të vendit të dytë, kur duhen edhe katër ndeshje deri në mbyllje.

Skuadra e Maurizio Sarri mund të fitojë titullin të enjten kundër Udinezes, ose të Dielën në shtëpi kundër Sampdoria, në varësi të rezultateve të rivalëve të tyre këtë javë.

Sakaq, partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rosriguez ka befasuar fansat me  fotot e fundit "hot" brenda në jahtin luksoz.

Georgina ka postuar në Instagram disa poza ku shfaqet në super formë me bikini, teksa qëndron në jaht.

Me këto poza seksi, e dashura e Ronaldos duket se për një moment ua ka hequr vëmendjen fansave nga situata e krijuar nga pandemia e Covid-19.

Ajo ishte pak kohë më parë me pushime me Ronaldon, ndërsa fotot duket se i ka rezervuar si ‘dhuratë’ për tifozët, pas shkëlqimit të Ronaldos në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme, ku ai shënoi dy gola ndal Lazio, fitore që afroi Juven shumë pranë titullit kampion.

/NOA.al