Transmetuar më 21-07-2020, 18:37

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Tetovë-Gostivar.

Siç tregojnë edhe fotot, një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Në automjet ndodhej një person që mësohet se ka marrë disa plagë në trup.

Ai është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Janë të paqarta shkaqet e aksidentit. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd