Transmetuar më 21-07-2020, 13:58




Një shtatzëni e mbajtur e fshehtë gjatë gjithë kohës, ndoshta edhe për shkak të izolimit të koronavirusit, deri në ditën kur foshnja erdhi në jetë.
Këngëtari Justin Timberlake dhe aktorja Jessica Biel, janë bërë prindër për herë të dytë.
Aktorja 38-vjeçare solli në jetë javën e kaluar një djalë. Bëhet fjalë për fëmijën e dytë të çiftit, pas djalit 5-vjeçar Silas.
Mediat amerikane raportojnë se Jessica Biel ka lindur gjatë javës që lamë pas dhe se aktualisht është kthyer në shtëpi me foshnjën e sapolindur, në Big Sky, të Montana, SHBA. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





