







Këngëtarja Miriam Cani, këto ditë fund korriku po pushon me familjen e saj.
Ditën e sotme ajo ka ndarë një fotografi ku shihet e ulur në një kopsht gjithë lule dhe gjelbërim, me dy fëmijët e saj.
Ajo shihet duke përkëdhelur të bijën Ameli, teksa në duar mban djalin e saj Duam.
“Parajsa ime”, shkruan këngëtarja, duke përmbledhur me dy fjalë lumturinë që i dhurojnë fëmijët.
Familja duket se po pushon më shumë këtë vit, pasi masat e marra nga pandemia e koronavirusit, i kanë anuluar koncertet.
Çifti i njohur Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, janë prindër të vajzës Ameli dhe të djalit të vogël Duam, i ardhur në jetë në muajin janar. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





