
Shoqata e Bareve ka dalë kundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë që parashikon mbylljen e aktivitetit të lokaleve të natës, diskove, pub-eve, lounge-bare apo bizneseve të tjera të parashikuara në aktin normativ.
Në reagim për media, shoqata e quan vendimin absurd dhe kërkon të tërhiqet menjëherë. Ndër të tjera i drejton Qeverisë 5 kërkesa, si dhe pritet një protestë nesër përpara Kryeministrisë.
Reagimi i plotë:
Pas lajmit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë për mbylljen e aktivitetit të club-eve të natës, diskove dhe lounge bareve, Shoqata e Bareve i kërkon qeverisë të tërhiqet nga ky vendim absurd dhe me pasoja më të rënda se vetë Covid-19. Vatra e vërtet e Sars-Cov- 2 nuk janë baret dhe clube-t por spitalet Covid. Gjithashtu shoqata jonë i drejton qeverisë disa kërkesa:
1.Të shtohen masat distancuese, pa mbyllur aktivitetet e bareve me ambiente të jashtme.
2.Nuk ka prova që baret me ambiente të hapura të jenë vatër shpërndarje për virusin.
3.Të monitorohen masat individuale te klienteve pa penalizuar biznesin që është në kushte falimenti
4.Të mbështetet sektori i argëtimit.
5.Ne në sipërmarrjet tona kemi zbatuar me rigorozitet të lartë të gjitha udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë përsa i përket masava kundër Covid-19. Secili të mbajë përgjegjësinë e tij.
Ndërkohë apelojmë të gjithë individët që operojnë në këtë sektor, të na bashkohen në protestën e nesërme që do të zhvillohet përpara Kryeministrisë në orën 12.00. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





