Transmetuar më 20-07-2020, 09:52

Një makinë ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Ngjarja është shënuar rreth orës 03:00 të kësaj të hëne, në lagjen nr.3, Durrës.

Policia deklaron se është tentuar të dëmtohet me lëndë djegëse mjeti tip “Reno” me targa AA 301ZZ, në pronësi të shtetasit Albano Cumani.

Për pasojë ka pasur dëme të vogla materiale në mjetet tip “Reno” dhe një “Ford”, që ishte parkuar aty pranë.

Ka qenë i zoti i mjetit ai që ka zbuluar gjithë sa ka ndodhur, kur ka shkuar për të hipur në të në mëngjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd