Transmetuar më 20-07-2020, 09:08

“Në fund do kem të drejtë, e kam thënë virusi do të zhduket”. Janë këto fjalët e Presidentit amerikan Donald Trump, gjatë një interviste për Fox News.

Ai shpreh bindjen se virusi do të zhduket, bindje e tij, pavarësisht shtimit të rasteve në shtete si California, Texas, Arizona dhe Florida.

“Po e përsëris dhe një herë, virusi do të zhduket dhe unë do të kem të drejtë. SHBA kanë një shkallë vdekshmërie ndër më të ulëtat në botë”, tha Trump.

Lidhur me testimet shton, se asnjë shtet nuk ka bërë kaq shumë në kaq pak kohë, “Jemi zilia e botës”.

Deri më tani në SHBA kanë humbur jetën 143.289 persona dhe janë infektuar në total 3.898.550. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd