Transmetuar më 19-07-2020, 19:50

Barcelona e mbyll La Ligan me fitore me goleadë ndaj Alavesit, duke triumfuar me rezultatin 5-0.

Dy nga golat u shënuan nga Lionel Messi, i cili gjithashtu në një gol dha asist për Ansu Fatin, duke thyer rekordin e Xavi Hernandezit si asistuesi më i mirë në historinë e elitës së futbollit spanjoll brenda një sezoni (21).

Messi e mbyll kampionatin me 25 gola dhe 21 asiste, por mund ta humbë betejën e golashënuesit më të mirë të La Ligas në këtë sezon, nëse Benzema realizon 5 gola në fushën e Leganes, çka duket e vështirë të ndodhë.

Praktikisht “pichichi” i La Ligas, Messi thyen edhe rekordin e ish-sulmuesit të famshëm të Bilbaos, Zarra, që e ka fituar gjashtë herë këtë trofe individual (për Messin do të ishte i shtati).