Transmetuar më 19-07-2020, 15:37

Koronavirusi shfaqet në situatë alarmante në Kosovë. Atoritetet shëndetësore atje kanë raportuar për 118 raste të reja, si dhe 5 pacientë që kanë humbur jetën.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 489 mostra.

Aktualisht në Kosovë janë prekur deri tani 5 mijë e 735 qytetarë, ndërsa kanë humbur betejën me koronavirusin 157 pacientë.

Së fundmi janë shëruar 157 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2 mijë e 968, dhe 2 mijë e 632 aktivë.

Rastet pozitive janë: Komuna Prishtinë 48 raste, komuna Ferizaj 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Viti 3 raste, me nga 2 raste komunat: Kaçanik, Skenderaj dhe Vushtrri dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit, Kamenicë, Klinë, Kllokot, Lipjan, Obiliq dhe Suharekë. /k.k/noa.al/