Transmetuar më 19-07-2020, 10:12

Kryeministri Edi Rama e nisi mëngjesin e sotëm me publikimin e fotove të disa bebeve që kanë lindur kryesisht gjatë priudhës së pandemisë, dhe u ka uruar qytetarëve që të kalojnë një të dielë të paqtë.

Krahas fotove, Rama informon se bonusi i bebes (40,000 – 120,000 lekë të reja) u ka shkuar prindërve të 15,713 të porsalindurve, në 6 muajt e parë të vitit 2020.

Sakaq, po sot edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se 15,713 të porsalindur kanë përfituar nga bonusi i bebes në 6 mujorin e parë të 2020.

Manastirliu konfirmon të dhënat e kryeministrit Rama dhe shkruan se lajmi i mirë në këtë situatë të vështirë epidemie është se në 6 mujorin e parë të 2020 kemi një rritje të lindjeve në spitale publike dhe spitale private në vend, krahasuar me 6 mujorin e parë të 2019.

"15,713 të porsalindur kanë gëzuar familjet e tyre në 6 muajt e parë të vitit 2020 dhe kanë përfituar bobusin e bebes, nga programi i qeverisë që mbështet çdo familje, pa dallim", tha në mesazhin e saj Manasterliu.

"Mes tyre janë edhe 2,541 që kanë ardhur në jetë jashtë vendit, por të regjistruar në Shqipëri", shtoi ministrja. – "Pavarësisht situatës së vështirë të pandemisë, ka rritje të lindjeve në spitalet publike, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar."

"Mirënjohje epikeve mjekësore që kujdesen çdo ditë për shëndetin dhe sigurinë e nënave dhe të porsalindurve", mbyll mesazhin e saj ministrja e Shëndetësisë.

/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd