Transmetuar më 18-07-2020, 17:23

Një djalë i ri mbeti i plagosur sot pasdreke në Patos të Fierit, pasi u qëllua me thikë nga një burrë i cili mori arratinë, por u kap pas disa orësh ndjekjeje policore në Mallakastër.

Ngjarja e ndodhur sot rreth orës 12:20, u zbulua vetëm pasi në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar i plagosur me mjet të ftohtë (thikën që shihni në foto) shtetasi Përparim Seitaj, 46 vjeç, banues në Kasnicë.

Pas marrjes së njoftimit, u ngrit grupi hetimor i cili pas disa orësh ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin A. S., 31 vjeç, banues në Kasnicë, Patos, i cili akuzohet se për motive të dobëta, në fshatin Kasnicë, ka qëlluar me thikë shtetasin A.S., 46 vjeç.

Pas kryerjes së veprës penale, 31-vjeçari i dyshuar u largua nga vendngjarja me mjetin e tij tip "Benz" por pas veprimeve hetimore dhe operative të punonjësve të policisë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar në fshatin Drizarë, Mallakastër.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e ftohtë (thikë) dhe automjeti me të cilin u largua autori.

Mësohet se 46-vjeçari i dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Policisa tha se materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë". /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd