“Edhe 100 prof. Tani! Gëzuar nga zemra”
Transmetuar më 18-07-2020, 14:43

Profesori dhe mjeku i njohur Tritan Kalo ka sot ditëlindjen!

"Nuk kishte se si kjo ditë ta gjente larg pacientëve dhe kolegëve të tij në spitalin infektiv, duke shërbyer me profesionalizëm e devotshmëri siç ka bërë e bën cdo ditë", tha ministrja Manasterliu, teksa zbuloi edhe surprizën që ata i bënë mjekut të njohur.

"Krenare për çfarë përfaqësoni dhe e nderuar të punoj me profesionistë dhe njerëz të rrallë si ju!", shtoi në mesazhin e saj Manasterliu.

"Edhe 100 prof. Tani! Gëzuar nga zemra", i ka shkruar ministrja e Shëndetësisë, në urimin e saj mjekut Tritan Kalo, i cili ka qenë tepër aktivë në këtë periudhë të vështirë, sa i përket COVID, si në spitalin Infektiv, ashtu edhe në këshillat publike që ka ndarë me njerëzit.

/NOA.al

Loading...