Transmetuar më 18-07-2020, 11:54

Humb betejën me koronavirusin prokurori i parë shqiptar. I infektuar me COVID-19, ai ishte shtruar në një spital të Gjilanit, por raportohet se kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Në Gjilan ndërroi sot jetë prokurori Ismet Ukshini, duke u bërë viktima e 125-të e koronavirusit, në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur për "Mediafokus.info", të cilës i janë referuar edhe media të tjera në Kosovë,  drejtori Klikik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Ukshin Ismaili.

“Në emër të stafit dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes e kolegëve”, ka thënë Ismajli.

Prokurori Ismet Ukshin ka qënë i shtruar prej 6 korrikut në Repartin Infektiv, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, prej disa ditëssj.

Ai ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit, në moshën 59 vjeçare,.

Prokurori raportohet se ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, kryesisht probleme me mushkëritë. Një ditë më parë në Kosovë, u nda nga jeta, i prekur me Covid-19 një polic, në moshën 40-vjeç.

/NOA.al